Shukri Buja prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Lipjanit: Janë të gatshëm të jenë zëri juaj

14 gusht 2025 | 20:37

Shukri Buja i cili është kandidat nga PDK për kryetar të Lipjanit, ka publikuar listën e kandidatëve për asamblistë në këtë komunë.

Buja thotë se kjo listë përbëhet nga njerëz të përkushtuar dhe profesionistë të spikatur nga fusha të ndryshme, që vijnë nga jeta publike dhe ajo private.

Ai fton qytetarët që ta mbështesin këtë ekip që së bashku ta rikthejnë shpresën, besimin dhe zhvillimin që Lipjani e meriton.

Postimi i plotë:

Kam nderin dhe përgjegjësinë t’ju prezantoj listën fituese të PDK-së për Asamblenë Komunale të Lipjanit.

Një ekip njerëzish të përkushtuar, profesionistë të spikatur nga fusha të ndryshme, që vijnë nga jeta publike dhe ajo private.

Këta janë individë me integritet, vullnet dhe vizion, të gatshëm të jenë zëri juaj, zëri i qytetarëve, në zemër të vendimmarrjes lokale.

Në këto zgjedhje, ju ftoj të mbështesni këtë ekip të besueshëm dhe energjik, që së bashku ta rikthejmë shpresën, besimin dhe zhvillimin që Lipjani e meriton!

Voto PDK!

Voto për fitore!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë të…