
Shukri Buja vazhdon me takime të frytshme me banorët e Banullës dhe Baicës
16 gusht 2025
| 13:12
Kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDK-ja, Shukri Buja ka vazhduar me takime të frytshme në Banullë dhe Baicë. Buja ka prezantuar edhe kandidatët Arsimin në Banullë e Arditin në Baicë.
Njoftimi i plotë:
Ditën e përmbyllëm me dy takime të frytshme me shtabet e PDK-së në Banullë dhe në Baicë.
Gjatë mandateve të mia si Kryetar, vetëm në Banullë kemi realizuar mbi 2 milion euro investime kapitale. Në mandatin e ardhshëm këto investime do të rriten ndjeshëm. Po ashtu investimet kapitale do të rriten ndjeshëm edhe në Baicë.
Së bashku me Arsimin në Banullë dhe Arditin në Baicë, do të punojmë për të kompletuar infrastrukturën, si dhe për të krijuar mundësi më të mira zhvillimi e mirëqenie për banorët.