
Shukri Buja viziton Shoqatën Humanitare “Bereqeti”: Premton mbështetje të plotë si kryetar i ardhshëm i Komunës së Lipjanit
Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka vizituar Shoqatën Humanitare Bereqeti, një prej organizatave më të rëndësishme në Lipjan dhe në mbarë Kosovën, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame dhe ka pika në të gjitha qytetet, me selinë qendrore në Lipjan. Kështu ka bërë të dituar vet Buja përmes “facebook”.
Njoftimi i plotë:
Vizitë në Shoqatën Humanitare “Bereqeti”: mbështetje e plotë si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Lipjanit
Vizitova Shoqatën Humanitare Bereqeti, një prej organizatave më të rëndësishme në Lipjan dhe në mbarë Kosovën, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame dhe ka pika në të gjitha qytetet, me selinë qendrore këtu në Lipjan.
Bashkë me Xheladin Fazliun, përgjegjës i shoqatës, Adem Simnicën, përgjegjës për jetimët (mbështesin 500 jetimë me nga 50 euro në muaj), dhe Zahir Mehmetin, nëpunës i përkushtuar, u njoftuam me nga afër me aktivitetet e kësaj shoqate:
– Mbi 150 ton mish të shpërndarë;
– 30,000 pako ushqimore;
– Ndihma me veshmbathje, shërbime mjekësore dhe aktivitete sociale.
Ky është një model i vërtetë i solidaritetit dhe kujdesit për ata që kanë më së shumti nevojë.
Si ish Kryetar i Komunës së Lipjanit, kam qenë gjithmonë mbështetës i nismave të tilla. Një nga kontributet konkrete ka qenë dhënia e pronës Bashkësisë Islame, që u mundësoi ndërtimin e Qendrës Bamirëse në Lipjan, projekt i cili tashmë është shembull i suksesit dhe përkushtimit komunitar. Për këtë angazhim, kam pranuar edhe mirënjohje zyrtare në emër të Myftiut Tërnava.
Si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Lipjanit, do të angazhohem për mbështetje institucionale, bashkëpunim të ngushtë dhe krijim të kushteve më të mira për punën e shoqatave humanitare si “Bereqeti”.
Vlerësim i thellë për gjithë stafin dhe vullnetarët që punojnë me zemër për ta bërë Lipjanin më të ndjeshëm dhe më të drejtë për të gjithë.