Shukri Buja zotohet për një treg modern dhe funksional në Lipjan

14 gusht 2025 | 12:43

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar tregun e qytetit, ku ka takuar tregtarët dhe është interesuar për kushtet brenda hapësirave ku ata punojnë. Para tregtarëve, Buja është zotuar se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional.

Postimi i plotë i Bujës:

“Mirëmëngjesi, Lipjan! Të hënën vizitova tregun e Lipjanit. Gjendja aktuale është alarmante: mungojnë tezgat, tualetet, hapësirat e sigurta, si dhe infrastruktura elementare për tregtarët dhe qytetarët.

Zotohem se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional, ku qytetarët do të furnizohen në kushte dinjitoze, ndërsa tregtarët do të punojnë të sigurt dhe të organizuar. Një hap drejt një qyteti më të zhvilluar dhe më të pastër!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka…