
Shumica e KP-së të LDK-së deklarohen për koalicionin me AAK-në dhe Nismën
13 prill 2020
| 18:40
Burime nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë thënë për Gazetën Insajderi se shumica absolute e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK kanë votuar pro koalicionit me AAK-në dhe Nismën.
Janë 95 për qind të anëtarëve të KP-së të LDK-së, që kanë votuar pro këtij koalicioni.
Votimi ka ndodhur në mënyrë elektronike me kërkesë të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.
Kjo pasi mbrëmë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që të deklarohen nëse duan të bëjnë koalicion me AAK-në dhe Nismën apo jo, pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.