
Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare?
Shkruan: Prof. Dr. Fadil Maloku / Sociolog dhe profesor i Universiteti të Prishtinës
Hyrje
Kohëve të fundit, duke marr parasysh dinamikat e zhvillimeve dhe proceseve globale po edhe ato rajonale e lokale e sidomos duke dëgjuar për iniciativa të reja politike, për parti e lëvizje rë reja, më mbushet mendja se në shoqërinë tonë ka filluar një lloj “ngopje”, apo si të themi një lloj atrofie e paknaqësie me partitë e vjetra që u krijuan në ca momente të caktuara historike; LDK-ja me rastin e suprimimit të edhe asaj pak autonomie që na e mori dhunshëm Serbia në vitin 1989 dhe PDK-ja bashkë me AAK-n, kur nisën krismat e para për çlirimin e Kosovës nga zgjedha e robërisë shekullore serbe. Këto parti si formën ashtu edhe përmbajtjen e tyre e ndërtuan dhe e licencuan si pasojë i momenteve të caktuara hiatorike. Që në fakt i bie se ato u afirmuan dhe u legjitimuan në publik vetëm falë vlerësimit tejet preciz të individëve e grupeve që me iniciativat u tyre më vonë u shndërruan edhe në protagonistë kryesor të atyre rrethanave. Rugova, p.sh. me lëvizjen (interesante!) pacifiste, kurse Thaçi e Haradinaj me luftën e tyre çlirimtare! Tani, në kohën tonë pyetja që mendoj se duhet të shtrohet është; A është në horizont ajo “rrethana” apo ai “momenti” i duhur historik për të “riparuar” e ridimensionuar mundësitë, ambiciiet dhe shpresat e shqiptarëve për të rritur kërkesat dhe ëndërrat kombëtare për një “botë të re gjithshqiptare”? Unë them se PO! Por, dilema fundamentale për mua është dhe mbetet; Cili bazament, cili ideal, apo cila Platformë ideologjike apo politike, duhet të na shërbej si çelës për dy kauza; njërës që ka të bëjë me një shtetësi të përbashkët dhe tjetrës që ka të bëjë me një komb të fuqishëm e monolit në Ballkan? Dilema tjetër(që për mua poashtu mbetet pezull!), si të realizohet ky synim e ambicie e kahmotshme e shumë patriotëve dhe lëvizjeve historike në të kaluarën? Pra, ta thjeshtësoj; A mundet Platforma e dy Lëvizjeve të mëhershme të Prizerenit të na shërbej si një udhërrëfyese e denjë apo si një “road mapp” e sukseshme për ta finalizuar njëherë e përgjithëmon ëndërrën e baahkimi kombëtar? Mendoj se po! Por, meqë rrethanat (që po gjykojmë si momente kyçe) sociopolitike janë pak a shumë identike, si duhet konzumuar nevojat dhe strategjitë e reja në këtë “kaosin” e kontrolluar që po ndodh në gjithë botën e sotme…
Pse, Lidhja e Prizerenit duhet të mbetet edhe më tej “Piemont” i ambicieve tona gjithëkombëtare?
- Sepse, në krejt historinë e qenësimit të kombit shqiptar, ideja dhe koncepti i “Lidhjes së Prizrenit” ishte, është dhe mendoj se do mbetet ai kulmi më sublim dhe më i sinqerti i organizimit tonë kombëtar, ai i rezistencës dhe idealit të bashkimit kombëtar, për tu faktorizuar e fuqizuar njëherë e gjithëmonë shqiptarët në arealin e Ballkanit Perëndimor. Padyshim që për këte Projekt madhor, shumë emra e patriot të shquar të kombit andej e këndej kufirit punuan dhe u saktifikuan (jetëra e pasuri) me vetédije e me bindje se do realizohet herdokurdo kjo ëndërr. Pa dashur té futem në historicizma, për të cilët mendoj se duhet të rishkruhen edhe shkaku i fakteve të “fjetura” dhe mosdija e mosangazhimi ynë që u dëshmuan në dy tentativat (Levizjen e parë dhe ate të dytën) e mëhershme, një Lëvizje e Re pan shqiptare do mund përveç tjerash të ngre jo vetëm entuziazmin e harruar kombëtar për një shtet të vetëm, por edhe pikëpyetje të reja mbi konturat e arkitekturës së gjeopolitike e gjeostrategjike që po merr formë e përmbajtje, për çdo ditë. Në këtë kontekst, një pyetje delikate dhe provokative do mund të ngrihet: si do të mund të mirëpritej nga administrata (qoftë kjo me Trump, apo ndonjë tjetër) amerikane një iniciativë e tillë paqësore gjithëshqiptare?
- “Pulsi” i transaksionalizmit politik dhe pragmatizmi diplomatik i Donald Trump
Fillimish, nëse dëshirojmë të jemi realist duhet të kuptojmë se; Donald Trump, ndryshe nga gjithë presidentët e deritanishëm amerikanë përveç sjelljeve atipike (jo)diplomatike, ai shquhet edhe si lider që nuk “vuan” fortë për parime ideologjike, por shumë më shumë për ato të përfitimit strategjik e transaksional: “What do we get out of it?” Sepse, gjithë tashmë e kanë kuptuar se vendimet që ai i merr dhe marrëveshjet që ai i nënshkruan (si në planin e brendshëm ashtu edhe ate të jashtëm) bëhen ad hoc me shpejtësi drite! Kjo cilësi e re ku në vend marrëveshjeve politike avansohen ato biznisore në diplomacinë dhe politikën botërore u kuptua e dëshmua më së miri në rastin marrëveshjes së Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë, asaj të armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit, Izraelit e Iranit. Po e potencoj këte fakt si risi në kuptimin që shqiptarët që e duan vërtetë bashkimin kombëtar, do duhej shfrytëzuar e maksimalizuar deri ne ekstrem “frymen” e re të transaksioneve ekonomike (që asnjëherë s’e kanë futur në funksion), në mënyrë që të kuptohen shanset për një mbështetje të heshtur apo të tërthortë të projektit të bashkimit shqiptar. Natyrisht, gjithnjë duke e bindur Ameriken, se ky Projekt përveç lëverdisë ekonomike (investimeve grandioze, psh. në Trepçë)do sjell siguri e stabilitet rajonal. E ajo çka është më e rëndësishme, do sjell dobësim, margjinalizim, e anemi afatgjatë për interesat ruse.
- Kushtet që kushtimisht do i pranonte Trump, në këmbim të bashkimi shqiptar?
Të gjithë e dimë që interesat amerikane s’ka shanse të deklinohen shpejt dhe me ndërrim administratash. S’dyti, asnjë administratë amerikane – përfshirë këtu edhe këte të Trumpit– nuk do ta mbështeste zyrtarisht ndryshimin e kufijve në Ballkan nëse kjo nënkupton dhunë, tension ndëretnik apo sfidim të NATO-s. Mirëpo, jam i bindur se nëse kësaj apo cilës do amdministratë amerikane ideja e bashkimit të trojeve nga ana e Lëvizjes së Re të Prizerenit, i ofrohet me kujdes dhe me një mal faktesh (ekonomike, politike, gjeopolitike e gjeostrategjike) e argumentesh për realizuar në marrëveshje dhe kordinim të plotë, do të mund të pranohej apo të paktën të tolerohej në mënyrë joformale dhe të heshtur. Ndërkaq, për të gjetur rrugë realizimi i gjithë kësaj ambicie, synimi e aspirate gjithëkombëtare, do varet të paktën nga këta tre faktorë fundamental:
• Nga shkalla e (mos)kërcënimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal: Ku ambicia dhe synimi i shqiptarëve në Rajon (Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë) për bashkim arrinë të garanton fundin e konflikteve të ngrira dhe merr përsipër se nuk do shkakton ndonjë konflikt të ri.
• Nga Influenca e re gjeopolitike; Ku Lëvizja e Re e Prizerenit (si; Projekt i bashkimit) do marrë përsipër minimin, dobësimin dhe kontestimin afatgjatë të interesave dhe të pranisë; Ruse, Kineze e deri diku edhe Turke;
• Nga avantazhi i theksuar ekonomik: Ku Kompanitë transnacionale, me afsh ende kërkojnë tregje të virgjëra dhe me një Marrëveshje afatëgjate (p.sh.99 vite) do u mundësohej qasja ekskluzive në sferën e infrastrukturës, në energji dhe në investime strategjike ekonomike.
Përfundimi; Pra, krejt ideja dhe koncepti i përshtatjes së interesave shqiptare me ato amerikane, do duhej të “shitet” si një pako zgjidhjeje për sigurinë dhe stabilitetin e interesave afatgjata amerikane për Ballkanin, e asesi si një ambicie e aq më pak si një Projekt e kërkesë ekskluzive paqësore (jo e dhunshme) e interesave shqiptare.
- Rrethanat në të cilat Trump nuk do té përkrahte kurrë bashkimin shqiptar;
Në këte pikë, një Lëvizje e Re e Prizerenit, do duhej me “skalpelin” e kirurgut të identifikoj ca linja të kuqe të qarta që, nëse kalohen, do ta bënin Trumpin (dhe çdo president tjetër amerikan) kundërshtar të drejtpërdrejtë të bashkimit kombëtar shqiptar. Në “korpusin” e këtyre linjave alarmuese duhet theksuar;
• Aktet dhunshme e terroriste dhe kujdesin ndaj segregacionit eventual etnik dhe ndonjë përplasje eventuale të NATO-s që do mund të inicoheshin nga grupet ekstremiste e radikale nga Rusia, Kina apo Lindja.
• Kujdesin maksimal ndaj infiltrimit apo përfshirjes së interesave Ruse e Kineze që mund të vijnë nga Serbia dhe (“Kali i Trojes”) “Lista Serpska”.
• Qëndrimet politike të ndonjë subjekti shqiptar që mund ta spostojnë “korin” diplomatik amerikan në një anashkalim eventual në negociata eventuale politike.
• Garancionet juridike për minoritete serbe apo atyre maqedonase si pjesë e zgjidhjes një herë e përgjithmonë të lëmshit për të drejtat e pakicave. Që natyrisht do “mbuloheshin” me njé arkitekturë të re standarde, ashtu sikurse i ka gjithë bota demokratike.
Përfundimi; I gjithë ky projeksion hipotetik që përputhet me idetë konceptet, synimet dhe ambiciet e dy Lëvizjeve të mëhershme të Prizerenit, për bashkim përkon dhe tingëllon si “zgjidhje e njëanshme” apo “shtytje për përplasje e konfrontime të reja etnike në rajonin e Ballkanit, jo vetëm administrat e tanishme e Donald Trump, por asnje administrat tjetër në të ardhmen lëre që fare nuk do ta përkrahte, por egzistojne gjasat shumë reale që në fillimet e saja ajo do refuzohej e madje edhe sanksionohej e ndëshkohej ashpër përmes kanaleve diplomatike, presioneve politike e madje edhe sanksioneve ekonomike.
- A ka precedentë të kësaj logjike në politikën e Trumpit?
Po, sigurisht që ka. P.sh. Marrëveshjet e Abraham Accords midis Izraelit dhe disa shteteve arabe, jo vetëm në publikun e brendshëm por edhe ate mbarëkombëtar (përmes medieve dhe trysnisë mediatike) u “promovuan” dhe u përkrahën nga qendrat e rëndësishme të atëhershme vendimarrëse globale. Anipse, ato në thelb ishin transaksione gjeopolitike por të “mbuluara” mjeshtrisht me çmimin e interesave të Kompanive transnacionale (KTN-ve) ekonomike e ushtarake. Madje, edhe ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë–Serbi, e promovuar në mënyrë të tërthortë nga Grenell gjatë presidencës Trump, ishte rasti më eklakant dhe më i rrezikshëm ku administrata Trump, ishte skajshmërisht e gatshme të pranoj “ridefinimin” (“redesign” ) e kufirit me Serbinë, me pretekstin e garancioneve të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.
Përfundimi; Kështu që një “Lidhje e Re e Prizrenit” që arrinë të ofroj zgjidhje përfundimtare dhe të arrinë ta bind cilen do administratë amerikane, pa i kërcënuar interesat amerikane, pra, pa i vé në pikëpyetje afatgjata kéto interesa mbi gjitha trojet shaiptare dhe që jap garancione dhe njëkohésisht mundëson standarde maksimale mbrojtëse për minoritetet, sigurt se nuk do të refuzohej automatikisht nga një administratë si ajo e Trumpit.
- Sa janë shqiptarët gati ta adresojnë një projekt të tillë?
Problemi kryesor unë nuk e shoh tek administrata Trump, sepse, kjo çéshtje me një mobilizim të fuqishëm të Lobit Shqiptaro -Amerikan mund të kthehet në favor tonin, por e shoh më shumë tek iniciativat, organizimi dhe adresimi i ideve dhe Projekteve shqiptare. E them troç, ngase;
• Mungon një Platformë apo strategji e përbashkët gjithëkombëtare mes Prishtinës, Tiranës, Tetovës e Preshevës.
• Klasat aktuale politike ende janë të përçara, të korruptuara dhe të varura ndjeshëm nga interesat klanore e grupore të grupeve të caktuara.
• Mungon një bashkërënditje profesionale lobimi në Uashington, në kohën kur Serbia ka rritur ndjeshëm lobin e saj. Kétu, për mendimin tim Lobi Shqiptaro-Amerikan, nga agjenda e tyre duhet të hjekin dorë mbrojtjen vetëm të Kosovës, apo vetëm të Shqipërisë. Lobi që tani duhet të filloj te avokoj ekskluzivisht vetëm interesat gjithëkombëtare të rajonit. Andaj, shqiptarët nëse e duan një bashkim real dhe të qëndrueshëm, duhet të ndërtojnë një projekt që fillon në Washington dhe jo vetëm në Prizren.
Do theksuar se Administrata e Trump, për nga stili dhe pragmatizmi i saj aq sa mund të konstatohet nga distanca (këtë do duhej ta vlerësonte Lobi Shqiptaro-Amerikan) dhe vlerësimi ynë sociopolitik, nuk besoj se do ta përjashtonte ad hoc dhe kategorikisht një “Lëvizje të re të Prizerenit”, për aq kohë sa ajo arrinë të imponohet dhe të arsyetohet në Zyrën Ovale, si; një zgjidhje e mençur politike; si një Projekt paqësore që nuk kërcënon as minimalisht vlerat e demokracisë, lirisë dhe ato të integrimit euroatlantik, por që është në përputhje të plotë me interesat amerikane në rajon. Mirëpo, nëse ajo perceptohet gabimisht si projekt i nxitur nga ndjenja shoveniste, ato ultra ekstremiste, është e paorganizuar dhe e ndërlidhur me djallëzi të fshehta ndaj Amerikës dhe rivalëve té saj, atëherë, ajo do të refuzohej me vendosmëri dhe pa hamendje të theksuar;
Natyrisht, shansi ekziston – por ai nuk varet vetëm te administrata aktuale Trump, por te vetë shqiptarët sidomos te Liga Shqiptaro -Amerikane, të cilët duhet të gjejnë mënyra e metoda se si ata e lobojnë, konceptojnë e artikulojnë ëndrrën e kahmotshme historike për bashkim kombëtar.
- Do e realizojnë ate me metoda paqësore të stilit “rugovian”, apo me metoda të dhunshme ala “UÇK”, kjo nuk është dilema “hamletiane”, ngase, ekipi i “Lidhjes së re të Prizerenit”, si një Lëvizje panshqiptare e me orjentime pro perëndimore e gjithëkombëtare, bashkë me Lobin-Shqiptaro Amerikan, po edhe gjithë akterët politik dhe agjensit tjerë civil e mediatik që e përkrahin këte ide, do jenë garantuesit kryesor për arritjen e këtij qëllimi me mjete politike diplomatike, arsimimore, kulturore dhe kohezionin shoqëror.
- SHBA-të nuk besoj që janë kundër një Projekti gjithëshqiptarë që do përputhej me interesat e saja gjeopolitike e gjeostrategjike afatgjata, por, janë dhe do mbesin edhe në të ardhmen vetëm kundër kércënimeve të sigurisë dhe stabilitetit, kundër përdorimit të dhunshëm e sidomos kundër akteve terorriste dhe ambicieve ekstremiste që gjatë kalvarit të realizimit t Projektit edhe mund të infiltrohen.
- Gjithashtu, një “Lidhje e Re Shqiptare” e kohës post moderne, nuk është e thénë të ndodhë ekskluzivisht me rrahagjokësi, me himne e me dronë të sofistikuar, por me një Marrëveshje paraprake dypalëshe dhe me një besnikëri e lojalitet të verifikuar ndaj interesave të përbashkëta shqiptaro-amerikane në këtë pjesë të botës. Dhe jam shumë i bindur që cilado administratë amerikane, nëse dimë ta béjmë një “Ofertë” pragmatike, praktike dhe me garancione të efektivitetit maksimal, mund të jetë më pak rezistente dhe më shumë lojale ndaj iniciativave që mund té “bashkëjetojnë” gjatë me interesat strategjike amerikane në Ballkan.