Si është KEK-u sot?

20 maj 2025 | 20:14

Shkruan: Ferat Shala

Bazuar në analizën krahasuese të Planit të Biznesit dhe Raportit Vjetor të Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK), janë identifikuar dobësi dhe sfida të konsiderueshme që kërkojnë vëmendje institucionale dhe mbikëqyrje të shtuar.

1. Mospërputhje në performancën prodhuese të energjisë. Energjia e planifikuar për vitin 2024 ishte 5.89 milion MWh, ndërsa prodhimi real ishte 5.49 milion MWh.

➢ TCB: Planifikuar 3.73 milion MWh – realizuar 3.55 milion MWh (95.3%)

➢ TCA: Planifikuar 2.16 milion MWh – realizuar 1.94 milion MWh (89.7%)

· Këto devijime sinjalizojnë ngecje në qëndrueshmërinë prodhuese dhe planifikim të dobët operativ.

2. Prodhimi i qymyrit dhe djerrinës nën objektiva

· Prodhimi i qymyrit: Planifikuar 9 milion ton – realizuar 8.1 milionë ton
· Prodhimi i djerrinës: Planifikuar 13.2 milionë m³ – realizuar 10.5 milionë m³

3. Projekte të vonuara – ndikim në rivitalizim dhe modernizim

· Vonesat në projektet e financuara nga donatorët, veçanërisht ato të BE-së, kanë ndikuar në shtyrjen e modernizimit të turbinave në TCB dhe rivitalizimin e kapaciteteve të vjetra.
· Rehabilitimi i njësisë A3: Pse nuk ka filluar në vitin 2024?
· Mosrealizimi i projekteve ndikon negativisht në përmirësimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë.

4. Projekte strategjike me paqartësi dhe vonesa

· Projekti i parkut solar 100 MW:

➢ Sipas Planit të Biznesit, parashihej të hynte në operim brenda vitit 2025; megjithatë, sipas progresit aktual (maj 2025), ende është në fazën e përgatitjes së dokumentacionit të tenderit.

➢ Paqartësi rreth:

Kompanisë konsulente dhe mënyrës së përzgjedhjes së saj

▪ Marrëveshjes me EIB dhe granteve përmes KfW

▪ Përfshirjes në hartën zonale të Komunës së Obiliqit

➢ Vlerësimet e projektit janë kontradiktore:

▪ Vlera e ulët: 47.9 milionë €

▪ Vlera mesatare: 59.5 milionë €

▪ Vlera e lartë: 70.2 milionë €
pa arsyetime të qarta për dallimet ndërmjet tyre.

PROBLEMET NË MENAXHIMIN FINANCIAR DHE RAPORTIM

1. Mospërputhje ndërmjet opinionit të audituesve

· Raporti vjetor i KEK-ut referon opinion të pakualifikuar nga auditori privat për vitin 2023, me pritje të njëjtë edhe për vitin 2024.

· Ndërkohë, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë opinion të kualifikuar për të njëjtin vit, për shkak të:

➢ Rivlerësim të papërditësuar të pasurive (71.4% e pasurive janë zhvlerësuar tërësisht);

➢ Mospërfshirje të disa pronave në regjistrin e pasurive dhe mospërputhje me gjendjen faktike;

➢ Pasuri të KEK-ut që ende figurojnë në regjistër ndonëse me vendim të Qeverisë kanë kaluar në pronësi të Infrakos sh.a.
(Shih raportin e ZKA-së për vitin 2023).

2. Përdorimi i tepruar dhe jo i justifikuar i procedurës së negocimit.

· Gjatë vitit 2023 janë nënshkruar:

➢ 40 kontrata përmes procedurës së negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, në vlerë totale prej 70 milionë €;

➢ 9 kontrata në vlerë 1.9 milion €, të lidhura për shkak të situatave emergjente, por me arsyetime të pamjaftueshme – siç ka vlerësuar KRPP, kjo ka qenë rezultat i planifikimit të dobët.

3. Kontrata për auditim të jashtëm, pavarësisht auditimit nga ZKA

· KEK ka lidhur kontrata për auditim financiar për vitet 2022 dhe 2023 në vlerë prej 45,700 €, duke anashkaluar obligimin ligjor për auditim nga ZKA.

· Sipas ZKA-së, kjo bie ndesh me:

➢ Nenin 137 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

➢ Ligjin për Ndërmarrjet Publike

➢ Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit

4. Përdorimi i shpeshtë i prokurimeve me vlerë minimale në vitin 2023

· 163 kontrata të tilla janë nënshkruar në vitin 2023 (33% e totalit).

· Kjo tregon për mungesë planifikimi nga njësitë kërkuese dhe dobësi në menaxhimin e brendshëm.

ÇËSHTJE QË KËRKOJNË SQARIM NGA KEK DHE INSTITUCIONET PËRKATËSE

· Cili është statusi aktual i projektit solar dhe a është e arritshme që ai të fillojë brenda vitit 2025?

· Pse janë angazhuar auditorë privatë dhe cilat janë arsyet e mospërputhjes së opinionit të tyre me atë të ZKA-së?

· A janë ndërmarrë masa për përditësimin e regjistrit të pasurive dhe për rivlerësimin periodik?

· A janë analizuar nga menaxhmenti pasojat ligjore dhe financiare të nënshkrimit të kontratave në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik?

Në përfundim, mospërputhjet ndërmjet Planit të Biznesit dhe Raportit Vjetor të KEK-ut nxjerrin në pah dobësi në planifikim, menaxhim, raportim financiar dhe realizim të projekteve strategjike.

Nga menaxhmenti i KEK-ut kërkohet përgjegjësi e qartë dhe ndërmarrja e masave për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe zbatimin e standardeve ligjore dhe kontabël.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, deklaroi se nuk ka asgjë…