Si i vra*u Aziz Kelmendi 4 ushtarë të Jugosllavisë, flet shoku i tij i burgut: Me pIumbin e fundit e v*au veten
Ish i burgosuri politik, Rizah Xhakli i ftuar në emisionin n’Demos ka rrëfyer ngjarje historike nga përvoja e tij në burg e rastin e Paraqinit.
Ai ka rrëfyer se si Aziz Kelmendi vrau katër ushtarë të jugosllavisë në kazermat ushtarake.
“Azizi në natën e 3 shtatorit ka qenë kujdestar pa pushkë, pra e ka ruajtur pjesën e vetë të koridorit, edhe e merr një kasafortë e cilaka qenë e mbyllur me dry e me dyll, aty ka pasë disa gjëra më të vlefshme që kanë qenë më sekrete për oficerin e çetës së tij, por aty kanë qenë edhe 10 plumba të pushkës automatike, Azizi e merr atë kasafortë dhe e thyen drynin, e merr një automatik, një kallashnikov me kondak të drurit dhe shkon tek roja, dhe ia drejton autoamtikun dhe e zgjon nga gjumi e i thotë: M’i jep dy karikatorë municion, ai zgjohet, donë me kundërshtu dhe i thotë: Nëse kundërshton, të vras, po mi dhe dy karikator, shpëton, ai ia jep, e merr me vete”, u shpreh ai.
Xhakli i përmend edhe me emra katër ushtarët të cilët ishin dy boshnjak, një kroat dhe një serb.
“Azizi në dhomën e parë fillon të gjuaj, aty e vret Safet Dudakovicin, Sergjan Simicin serb edhe e vret Goran Begicin kroat, në dhomën ku kam qenë unë fillon të shtënat dhe e vret Nazim Gjenanovic edhe ky boshnjak”, u shpreh Xhakli.
Rrëfimi i tij:
https://www.facebook.com/share/v/17V8kcXeKV/?mibextid=wwXIfr



