
Si mbetën të vrarë dy të rinjtë në Durrës, sherri nisi për kafe
Policia ka dhënë detaje mbi vrasjen e dyfishtë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Blutë bëjnë me dije se një nga autorët, Flori Paluçi, ka qëlluar për vdekje 23-vjeçarin Aranit Kurti, por ka mbetur edhe vetë i vrarë.
Ndërkohë autori që vrau Flori Paluçin, i identifikuar me inicialet D.P. është ende në kërkim.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.