“S’i nënshtrohemi askujt”, Khamenei bën “luftë” me imazhe: Poston flamurin amerikan duke u djegur

23 qershor 2025 | 22:06

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka bërë reagimin e parë pas sulmit me raketa ndaj bazave amerikane në Katar dhe Iran, të cilat u rrëzuan nga Katari.

Khamenei ka thënë se nuk pranojnë asnjë agresion nga askush “në asnjë rrethanë”, teksa publikoi një imazh ku shihet duke u djegur flamuri amerikan, duke shtuar se s’do t’i nënshtrohen askujt, shkruan Reporteri.net.

“Ne s’i kemi bërë keq askujt dhe nuk do të pranojmë agresion nga askush në asnjë rrethanë. Dhe nuk do t’i nënshtrohemi agresionit të askujt. Kjo është logjika e kombit iranian”, ka shkruar ai në platformën “x”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja Besa Ismaili ka theksuar se për Republikën e Kosovës,…