
Si u bë horë Republika e Gani Kocit me heroin e gjallë – Gani Koci?
Shkruan: Gani Bajraktari
Ka kohe që kam vendosur të mos shkruaj shkrime politike. Por, si mund të rezistosh pa shkruar, kur shef në media se familja e Gani Kocit po kërkon ndihmë për të siguruar ilaçet për te?
Pashmangshëm, për pak minuta, më kapërcyen nëpër mendime krejt ngjarjet e 45 viteve të fundit në Kosovë e për Kosovën, në të cilat Gani Koci nuk ishte vetëm shikues, e as vetëm pjesëmarrës: ai ishte ideator, konceptues, demonstrues, luftëtar, e ndërtues i asaj që disa e kishim menduar, disa ëndërruar, e disa nuk kishim guxuar as ta ëndërronim dhe as ta përmendnim e as ta mendonim, i asaj që sot e quajmë Republika e Kosovës!
– Më dolën përpara demonstratat e 81-shës, për të cilat më rrefente baba im (pjesëmarrës aktiv në këto demonstrata, në kohën kur unë isha nxënes), më doli përpara vendosmëria e demonstruesve për ndryshim, për liri, për lirine që sot e gëzojmë. Ato ishin goditja e parë e lëkundjes dhe shembjes së themeleve të Jugosllavisë. Gani Koci nuk ishte vetem pjesemarrës, ai ishte nismëtari i tyre, ai ishte i pari që përplasi pjatën në mensën e studentëve dhe që dha kumtin e parë për bashkim në luftën e tyre të drejtë për çlirim. Gani Koci sypatrembur u tha gjyqtarëve jugosllav:
“Une kam luftuar dhe do të luftojë për Kosovën Republikë. Më denoni sa të keni mundësi, por ta dini që sapo të dalë nga burgu, persëri do të luftojë për Repubiken e Kosoves (dhe e mbajti fjalën derisa Kosova u bë Republikë)”.
– Më dolën përpara skenat e vitit 1989 kur unë e kisha vizituar Ganiun në Burgun e Kurshumlisë: i patrembur, i papenduar, dinjitoz, trim e patriot. Vetëm një premtim më dha:
”Sa të dalë nga burgu, kurdo që dal, përsëri do të luftojë për Republikën e Kosovës”. Dhe e mbejti fjalen. As 2-3 ditë nuk u çmall me familjen dhe filloj aktivitetin për pavaresinë e Kosovës, në vitin 1991 kur u lirua nga burgu! Dhe nuk u ndal deri në vulosjen e Pavareresise se Republikes! I vetmi fat për të ishte që vet të vuloste Republikën, më 17 shkurt 2008!
– Me dolën përpara skenat e tij si ushtar i UÇK-së: dinjitoz, i patrembur dhe i vendosur deri ne çlirimin e plotë të vendit;
– Me dolën përpara skenat e një deputeti ëe pathyeshëm të Kuvendit te Repubikës së Kosoves.
Dhe pashmangshëm pyeta vetën: Cfarë duhet të bënte Gani Koci për këtë vend, e që nuk e ka bërë? Nuk mora përgjigje nga vetja ime! Nuk mora, sepse s’ka pergjigje!
Edhe në pyetjen time drejtuar vetës sime: Si ka mundësi që askush nga asnjë institucion nuk mori kurajon që ta vizitojë, të interesohet, te bëjë krejt çfarë mund të bëjë shteti për të? Përsëri nuk mora përgjigje, sepse nuk ka përgjigje!!
Gani Koci është ndër njerëzit më meritor për Pavaresinë dhe Lirinë e Kosovës, ai renditet ndër të burgosurit politik me më shumë vjet burg të mbajtura në burgjet e Serbisë. Ai ishte dhe mbetet per gjeneratat tona simbol i rezistencës, qëndrueshmerisë, trimerisë dhe vendosmërisë. Madje për rajonin prej nga vjen ishte menjehërë pas Adem Demaqit simboli i rezistencës.
E kur është fjala për Bacën Adem, mbaj mend një vizitë të Kadri Veselit, atëherë kryeparlamentar i Kosoves, i cili erdhi në mbledhjen e Konziliumit Profesional që ishte formuar për trajtimin e tij (unë isha një nga anëtarët e këtij Konziliumi 4-5 anëtarësh), i cili pasi na pyeti për shëndetin e tij, na tha: “Krejt shtetin e Kosovës e keni në dispozicion për Bacën Adem, më thuani çfarë duhet dhe çfarë mund të bëjmë?
Qoftë e kaluar miku im Gani! Ti përsëri je i njëjti: i fortë, sypatrembur e i vendosur, me Republikën në zemër. Ti e bëre Republikën! Ti ske faj kur Republika koritet!