Sigal Prishtina forcohet me grekun Vissariou

03 dhjetor 2025 | 16:59

Sigal Prishtina ka reaguar duke u forcuar me një lojtar të huaj për pjesën e mbetur të sezonit.

Bëhet fjalë për grekun Tilemachos Vissariou, i cili është i gjatë 200 centimetra dhe luan në pozitat 3-4.

Vissariou vjen nga basketbolli grek, ku ka bërë karrierë në disa prej ekipeve të njohura të vendit.

Ai ka luajtur për ekipet Peristeri, Aris, Apollon Patras dhe Ermis Agias kurse sezonin e shkuar pati një mesatare prej 11 pikëve për ndeshje te NE Megaridas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur për gjendjen e…