
Sindi zbulon si qëndron e vërteta e ndarjes me Seldin
10 shkurt 2021
| 14:21
Prej disa ditësh po përflitet në rrjet për një ndarje të mundshme të këngëtarit të njohur, Seldi Qalliu, me të dashurën e tij Sindi Cela. Madje thuhet se ata e kanë vështirë që ta pranojnë ndarjen.
Gjithashtu u tha se bukuroshja brune po shpresonte për një rikthim me Seldin, e kjo ka qenë arsyeja që nuk ka reaguar në lidhje me ndarjen e tyre.
Por një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Sindi ka vendosur që të reagojë për herë të parë. Ajo u ka dhënë fund thashethemeve dhe i ka hedhur poshtë zërat që flisnin për ndarjen e saj nga Seldi.
“Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!”- shprehet ajo, duke i dhënë fund këtyre lajmeve.