Situata e zjarreve në Shqipëri, katër vatra ende aktive

15 korrik 2025 | 13:35

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mat, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Vlorë, Kuçovë, Krujë, Librazhd, Prrenjas, Malësi e Madhe dhe Korçë.

Sipas Minisitrisë së Mbrojtjes atje, në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 394 forca operacionale, transmeton Klankosova.tv.

“I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë. Ftojmë qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve në mjedise të hapura, të raportojnë menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse çdo vatër që konstatojnë. Edhe pakujdesia më e vogël mund të ketë pasoja të rënda për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve”, thonë nga kjo ministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të…