Skandaloze: Në Klinikën Infektive nuk punon porta dezinfektuese. Po shteti, ku është?

23 gusht 2021 | 12:02

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar sërish për gjendjen me pandeminë në vendin tonë.

Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se është fatkeqësi e madhe që jeta njerëzore po trajtohet nga shteti vetëm si shifër në statistikat ditore të të infektuarve.

Deputeti Dreshaj krahas shkrimit, ka ndarë dy fotografi, me stafin e Klinikës Infektive në Prishtinë, ku edhe u ankua për kushtet e rënda në të cilat punojnë mjekët dhe stafi teknik.

“Sot me ekipën kujdestare në Kliniken Infektive, Covid 19, ku edhe kryeinfermierët kujdestarojnë në mungesë të stafit infermieror. Është fatkeqësi e madhe që jeta njerëzore po trajtohet nga shteti vetëm si shifër në statistikat ditore të të infektuarve. Jeta është e shenjtë dhe është obligim shtetëror që ajo të mbrohet. Vet shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre. Respekt deri në përulje për ata që janë në krye të detyrës, për të shpëtuar sa më shumë jetë. Për ata që edhe përkundër përkrahjes shtetërore po rrinë besnik ndaj betimit të Hipokratit.
Në Klinikën Infektive, nuk punon as porta dezinfektuese. Brenda klinikës, në mungesë stafi, po kujdestarojnë edhe kryeinfermierët. Fuqia shpirtërore e këtyre grave dhe burrave është për admirim. Nuk dorëzohen asnjëherë.
Po shteti, ku është?”, ka shkruar Dreshaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry dhe Meghan hoqën dorë nga postet mbretërore, por kjo…