
Skema e pastrimit të 18 milionë eurove, SPAK kërkon arrest me burg për dy prej personave të përfshirë
14 nëntor 2021
| 09:21
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ka kërkuar është bënë sërish në veprim pas publikimit të detajeve të skemës së pastrimit të parave nga shtetas italianë të lidhur me organizatën mafioze “Cosa Nostra”.
Në skemën e raportuar, dy shtetasit italian Francesko Zummo dhe Fabio Petruzzella mësohet se janë ndihmuar nga shtetasit shqiptarë Artur Balla dhe Bledar Lilo.
Njëri prej të dyshuarve si i përfshirë është edhe biznesmeni Rezart Taçi i cili u shpall në kërkim pasi nuk ishte në Shqipëri dhe menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave, ai reagoi duke thënë se asgjë nuk ishte e vërtetë.
Këta dy persona akuzohen se kryenin transaksione përmes një banke në Shqipëri. /Fax Web/