Skenderaj, durohen 131 pako ushqimore për familjet në nevojë

11 maj 2021 | 15:23

Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se Fondacioni i Rinisë Islame me seli në Cyrih, ka dhuruar 131 pako ushqimore për familjet në nevojë të kësaj komune.

Sipas njoftimit të kësaj komune, këtë donacion e ka dorëzuar kryetari Fondacionit të Rinisë Islame, Lulzim Lacaj, së bashku me arkatarin Selami Hyseni si dhe koordinatorin e këtij fondacioni, Behram Mehmeti.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Skenderajt, kryetari Bekim Jashari, ka shprehur falënderime për fondacionin në fjalë për ndihmën e ofruar, pikërisht në prag të festës së Fitër Bajramit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…