Skenderaj, inspektorati gjobit me 100 euro një qytetar për djegie të mbeturinave

27 prill 2020 | 16:15

Inspektorati komunal i Skenderajt ka gjobitur një qytetar në vlerë prej 100 euro pasi i njëjti është në flagrancë nga inspektorati komunal duke hedhur dhe djegur mbeturina.Rasti ka ndodhur sot në mëngjes, derisa qytetari kishte ndalur veturën skaj rrugës në Polac të Ri.“Si rezultat i efikasitetit të inspektoratit komunal, duke qenë çdo herë në teren, sot në mëngjes personi x kishte ndalur veturën skaj rrugës në Polac të Ri dhe sapo kishte filluar hedhjen dhe djegien e mbeturinave u zu nga inspektorati jonë, i cili sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore gjobiti ndotësin me gjobë 100 euro”, thuhet në njoftimin e kryetarit Bekim Jashari.

100 euro gjobë për personin fizik që u zu në flagrancë nga inspektorati komunal duke hedhur dhe djegur mbeturina. ❌? …

Publiée par Bekim Hamëz Jashari sur Lundi 27 avril 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka deklaruar…