Skuadra e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së FSK-së zë vendin e tretë në Slloveni

08 maj 2022 | 10:46

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se Skuadra e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, në konkurrencë shumë të fortë, zuri vendin e tretë në garën ndërkombëtare “Best Squad Competition” në Slloveni.

“Edhe kësaj radhe ushtarakët tanë dëshmuan që janë të përgatitur, të aftë dhe të gatshëm t’i dalin ballë çdo sfide, për përgatitjen, profesionalizmin, përkushtimin dhe shpirtin ekipor. Gjatë garës, ushtarakët u sfiduan me një serë aktivitetesh si kalimi i poligonit me pengesa, furnizimi në fushëbetejë, kalimi i pengesave në ujë, detyra taktike dhe aktivitete tjera”.

“Në këtë garë morën pjesë gjithsej pesëmbëdhjetë skuadra. Nga të cilat katër ishin të vendeve partnere si SHBA, Kroacia, Çekia dhe Kosova, kurse njëmbëdhjetë skuadra tjera ishin nga ushtria sllovene”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total numri i…