Sllovaki, 1 milion euro për informacione mbi vrasjen e gazetarit

28 shkurt 12:26

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka ofruar një shpërblim prej 1 milion eurosh për këdo që ka informacione për vrasjen e një gazetari investigativ në vend.

Gazetari 27-vjeçar, Jan Kuciak dhe partnerja e tij Kusnirova u ekzekutuan në shtëpinë e tyre të dielën me një nga plumb në kokë. Mediet raportojnë se Kuciak do të publikonte një hetim që lidhte mafien italiane me korrupsionin në nivele të larta politike. Gjatë konferencës për shtyp, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm dhe shefi i policisë, kryeministri Fico, duke qëndruar pranë grumbullit me kartëmonedha, ka thënë se qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të nxjerrë fajtorët para drejtësisë.

Media vendase raportojnë se në shënjestër të gazetarit Kuciak ishin edhe zyrtarë të kabinetit të kryeministrit, por ky i fundit ka deklaruar se nuk duhet fajësuar askush pa prova, sidomos pasi opozita fajësoi drejtpërdrejtë partinë qeverisëse SMER për vrasjet.

Ndërkohë, shefi i policisë sllovake Tibor Gaspar ka deklaruar se ka shumë mundësi që vrasja të ketë lidhje me hetimet që gazetari po kryente.

Sipas mediave, Kuciak po hetonte devijimin e fondeve të BE-së në pagesa të rremë për një skemë taksash mes Sllovakisë dhe shtetasve italianë që kanë lidhje me Ndrangheta.

Vrasja e tij shkaktoi një reagim të ashpër publik dhe nisjen e organizimeve për protestë antikorrupsion. Analistët kanë vlerësuar se vrasja e Kuciak është një kambanë alarmi edhe për vetë BE-në, pasi vetëm pak muaj më parë, në një tjetër vend të unionit pikërisht në Maltë, u vra gazetarja Daphne Caruana Galizia, e cila gjithashtu hetonte korrupsionin në nivele të larta politike dhe qeveritare/tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Farley Duke parë se rritja e Kinës ka gjasa…