Slot: Sulmi po funksionon, por po pësojmë shumë gola

11 gusht 2025 | 11:35

Crystal Palace fitoi trofeun e parë të sezonit në Angli duke mposhtur Liverpoolin me penallti në finalen e Community Shield. Takimi përfundoi 2-2 në kohën e rregullt, ndërsa Palace u imponua nga pika e bardhë.

“Nuk ka një problem kryesor, por kur kundërshtari gabon dy penallti dhe ti gjithsesi humbet pas pesë gjuajtjeve, nuk është diçka që ndihmon. Shkuam dy herë në avantazh dhe deri në 2-2 e kontrolluam lojën. Pas barazimit, ndoshta patëm fat që shkuam te penalltitë”, ka thënë Arne Slot, trajner i Livcerpoolit.

Tekniku holandez vuri në dukje se Liverpooli ka bërë hapa përpara në lojën sulmuese: “Në këtë fazë kemi qenë më të fortë me topin, krijojmë më shumë raste dhe dominojmë. Por kemi pësuar shumë gola: katër ndaj Milanit, një nga Yokohama, dy nga Bilbao dhe dy. Vitin e kaluar fitonim shpesh minimalisht sepse pësonim maksimumi një gol. Pozitive është që sot shënuam dy herë ndaj Palace, gjë që nuk ndodhi sezonin e kaluar”.

Slot shtoi se ekipi është ende në proces gjetjeje të ekuilibrit mes sulmit dhe mbrojtjes. “Kemi ndryshuar katër lojtarë dhe kjo kërkon kohë për t’u përshtatur. Nuk lejuam shumë raste, por pas 2-2 na vunë në vështirësi. Duhet vetëm një rregullim i vogël në mbrojtje: nuk lejojmë shumë mundësi, por pësojmë gola”, ka deklaruar Slot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka…