Smajl Latifi betohet si kryetar i Rahovecit për mandatin e tij të katërt qeverisës

08 dhjetor 2025 | 13:47
Të hënën në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u bë betimi i anëtarëve të rinj të kuvendit, të cilët morën detyrën për mandatin 2025-2029.
Po ashtu, para kuvendarëve dhe qytetarëve, betimin e tij e dha edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të mandatit të tij të ri.
Kuvendi Komunal zgjodhi edhe Kryesuesin e Kuvendit për mandatin 2025-2029, duke finalizuar kështu strukturiminin legjislativ për katër vitet e ardhshme, me 15 vota pro, 5 kundër dhe 7 abstenim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të fundit, Enver Hoxhaj ka adresuar kritika…