Smajl Latifi: Kosova ka nevojë për lidership që qëndron krah Haradinajt

12 dhjetor 2025 | 21:35

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, sonte së bashku me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe me kandidatët për deputetë nga komuna e Rahovecit, u takuan me banorët e Krushës së Madhe, Ratkocit, Çifllakut dhe fshatrave përreth.

“Atmosfera ishte motivuese, plot energji, besim dhe gatishmëri, për ta çuar përpara një vizion të qartë për Kosovën, për institucione që punojnë çdo ditë krah qytetarëve”, ka shkruar kryetari Latifi në Facebook.

Ai ka theksuar se sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për lidership që qëndron krah Haradinajt, që dëgjon, që vepron dhe që mbron interesin e vendit.

“Këtë e garanton ekipi ynë me Ramush Haradinajn në krye. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, përkrahjen dhe besimin”, ka shkruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vesel Krasniqi ka një bashkërrugëtim të gjatë me Fatmir Limajn,…