Smajl Latifi publikon listën e AAK-së për Rahovecin

15 gusht 2025 | 21:11

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili rikandidion edhe për një mandat të ri për kryetar komune, ka bërë publike listën e AAK-së për Rahovecin.

“30 zëra për Rahovecin. Të dashur bashkqytetarë, të renditur sipas shortit, me kënaqësi të veçantë, prezantoj 30 kandidatët e AAK-së për Kuvendin e Komunës së Rahovecit në zgjedhjet e 12 tetorit. Asnjërin nuk mund ta veçoj sepse secili prej tyre ka karakterin, dëshirën dhe kapacitetin profesional që t’i kontribuojë komunës sonë me punë e përkushtim. Secili prej tyre është zë i veçantë i të gjithë qytetarëve. Kjo është listë jo vetëm e fitores, është një premtim për ide të reja, punë të palodhur dhe një të ardhme me zhvillim për Rahovecin tonë”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në Anchorage, Alaska,…