Smajl Latifi: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha mbeten dy nga qëndrestarët atdhetarë të pathyeshëm

12 janar 2026 | 13:28

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha mbeten dy nga qëndrestarët atdhetarë të pathyeshëm, që ranë trimërisht duke luftuar me forcat e regjimit pushtues, të cilët ishin hedhur në sulm kundër tyre.

“Rexhepi e Nuhiu hynë në kujtesën e brezave me 11 janar 1984, si dy heronj që frymëzojnë edhe sot e gjithmonë liridashësit e atdhetarët. Nderime dhe lavdi për jetë të jetëve!”, ka shkruar ai në “Facebook” derisa ka përkujtuar këta dy heronj me rastin e 42-vjetorin e rënies së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Nuhi Berisha ndonëse në moshë të re,…