Sokoli: Nuk jam i kënaqur as me lojën as me rezultatin

15 shkurt 2021 | 18:09

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli nuk është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve në ndeshjen ndaj Feronikelit (1-1), e cila u zhvillua sot në Drenas.

“Profa” ka thënë se gabimet e bëra janë të patolerueshme, derisa synim i kësaj skuadre është të bëjë lojëra cilësore dhe t’i rikthehet rezultateve pozitive.

“Nuk jam i kënaqur as me lojën as me rezultatin. Kemi bërë shumë gabime në të gjitha fazat. Kjo është e patolerueshme. Në këtë formë i jemi qasur lojës e kështu nuk shkon. Kemi dalë jashtë krejt përgatitjeve që janë bërë për këtë ndeshje. Nuk ishim marrë vesh kështu. Duhet të synojmë të tregojmë lojëra cilësore. Ky ekip mund të bëjë shumë më tepër. Nuk guxon të luajë në formë të luhatshme. Ne sot kemi filluar mirë, kemi pasur dy raste dhe është dashur t’i shfrytëzojmë rastet. Pas barazimit, ekipi bie dhe nuk është në nivel të asaj disiplinës taktike që jemi marrë vesh”, ka thënë Sokoli.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin San Rafael…