Solskjaer: Merkato e mbyllur, çdo transferim tjetër do të jetë një bonus
26 gusht 2021
| 18:03
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka deklaruar për “Sky Sports” se me shumë gjasë merkatoja e “djajve” për këtë sezon vere është e mbyllur. “Nuk mendoj se do të ndodhin më shumë gjëra.
Nëse do të vijë ndonjë përforcim, atëherë ai do të jetë një bonus më shumë për ne. Ju e dini që në futboll asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Solskjaer.
Duke folur për transferimet e kryera deri më tani, trajneri norvegjez ka deklaruar: “Jam shumë i kënaqur me atë që ndodhi gjatë merkatos. Jam i kënaqur me klubin”. Manchester United solli në “Old Trafford”, Jadon Sanchon, Raphael Varanen dhe Tom Heatonin.



