 
                    Sonte do të mësohet fituesi i ‘Topit të Artë’
                02 dhjetor 2019
                |  14:11
            
        Sonte do të mësohet fituesi i “Topit të Artë”, në një mbrëmje që organizohet nga France Football në orën 20:05.
Ky çmim është padyshim më i pëlqyeri nga futbollistët, që jepen për lojën individuale të tyre. Në garë për çmimin janë Leo Messi, Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo e shumë të tjerë, përcjell lajmi.net. Ylli argjentinas dhe mbrojtësi holandez janë dy favoritët kryesor për ta fituar çmimin. Çmimi do të jepet në mbrëmjen e sotme në Paris.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        