Sonte fillon Liga e Parë e basketbollit

28 shtator 2023 | 11:22

Liga e Parë e Meshkujve do të ‘hidhet në aksion’ sonte. Takimi i parë do të jetë ndërmjet Vushtrrisë dhe New Basket. Të dy skuadrat hyjnë me ambicie të qarta në këtë edicion dhe synojnë të nisin kampionatin me fitore.

Të premten do të zhvillohen dy ndeshjet tjera, ku do të përballen Bora me Kerasanin dhe Borea me Gjakovën e Re.

Takimi ndërmjet AS Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet më vonë.

Kosovari nga Bardhi i Madh do të pushon këtë xhiro.

Në këtë edicion garojnë nëntë skuadra, ku do të zhvillohen 27 xhiro, dhe më pas faza e “play-off”-it për të hyrë në Superligë, përkatësisht “play-out” për të mbetur në Ligën e Parë.

Java 1-Liga e Parë e Meshkujve

E enjte
19:00 Vushtrria – NEW Basket

E premte
19:00 Bora – Kerasan
19:00 Borea – Gjakova e Re
AS Prishtina – Drita (kjo ndeshje zhvillohet më vonë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emir Osmani shpall te pavlefshme certifikatën SHFMU “25 Maji“ Lubinje…