
Sonte në Emshir, zjarr në një nënkulm. Shihet një i lënduar (video)
26 qershor 2025
| 23:02
Një zjarr i madh ka përfshirë disa banesa në lagjën Emshir të Prishtinës.
Zjarri filloi fillmisht në njërën prej banesave të kësaj lagje, mirëpo më pas është përhapur edhe në banesat tjera.
Nga video e Epokës shihet një i lënduar.
Në vendngjarje reaguan menjëherë njësitë e zjarrfikësve, policisë dhe ekipet emergjente, të cilët tash e disa orë po përballen me zjarrin.