Sonte United – Juve, ja parashikimi i Boltit

23 tetor 2018 | 14:04

Kampioni i atletikës, Usain Bolt, ka thënë se mezi është duke e pritur ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Juventusit, për të cilën ka parashikuar fitore për anglezët me rezultat 1-0.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Dy skuadra të mrekullueshme do të përballen mes vete në skenën më të rëndësishme të futbollit, që ka histori dhe krenari të mrekullueshme”, ka thënë Bolt.

“Juventusi është duke bërë punë të mrekullueshme në Serie A, ndërsa rezultatet e Unitedit nuk kanë qenë shumë të mira deri më tani, por unë vazhdoj të kem besim në ta. Man Unitedi do të luajë në shtëpi, dhe kjo i jep atyre një epërsi. Nuk është e njëjtë si të luash në ‘Old Trafford’, si diku tjetër. Nuk mendoj se do të ketë shumë gola, kështu që po them 1-0. Mendoj se Unitedi do të fitojë me rezultat 1-0. Kam shumë respekt për Cristiano Ronaldos, respekt të madh për atë që e ka bërë në fushë”, ka deklaruar Bolt.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka nderuar të…