
Sot akti i dytë i finales në Ligën e Parë
08 prill 2025
| 11:09
Sot zhvillohet finalja e dytë e “play-off”-it e Ligës së Parë të Meshkujve.
KEK-u dhe Grapeland përballen në një sfidë emocionuese dhe shumë të rëndësishme në Obiliq.
“Elektricistët” fituan duelin e parë në Rahovec, 69:78, dhe nëse shënojnë fitore, atëherë do të jenë pjesë e Superligës për edicionin e ardhshëm.
Në anën tjetër, Vreshtarët duan fitore, që të barazohet seria finale 1:1 dhe ndeshja e tretë të jetë përcaktuese për titullin e kampionit në këtë ligë, që njëkohësisht garanton elitën e basketbollit për edicionin e ardhshëm.
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00.