Sot diskutohet për sinjalizimin në sektorin publik dhe privat

12 dhjetor 2025 | 08:18

Java e Integritetit 2025 po i afrohet përmbylljes me një nga temat më të ndjeshme dhe njëkohësisht më të rëndësishme për forcimin e transparencës dhe sundimit të ligjit në vend: Sinjalizimin në sektorin publik dhe privat.

Sot Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), në bashkëpunim me Forumin Konsultativ me Shoqërinë Civile, sjell Ditën e pestë të Javës së Integritetit me fokus tek ata që shpesh mbeten të padukshëm, por që mbrojnë interesin publik me guxim dhe përgjegjësi: sinjalizuesit.

“Në një kohë kur institucionet publike dhe bizneset private përballen me sfida të mëdha të integritetit, diskutimi rreth mënyrës se si trajtohen sinjalizimet, sa të mbrojtur janë sinjalizuesit, cilët mekanizma funksionojnë dhe cilët jo, merr rëndësi të jashtëzakonshme”, njofton Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Lulzim Peci në RTV21 tha se kryeministri në detyrë…