Sot dita e fundit për të votuar Sunny Hill si njërin prej festivaleve më të mira në Evropë
Votimi mbyllet së shpejti dhe Festivali është i nominuar për t’u zgjedhur si më i miri i Evropës, në kategorinë e Festivaleve të mesme, duke rritur kështu ndikimin dhe njohjen e tij ndërkombëtare. Është në garë për “European Festival Awards”.
Kanë mbetur edhe disa orë para mbylljes së votimit, për “European Festival Awards” ku Festivali Sunny Hill është në garë për më të mirin e Evropës në kategorinë e festivaleve të mesme për nga madhësia.
Të gjithë mbështetësit e Festivalit Sunny Hill mund të votojnë online duke klikuar në këtë link: (https://www.surveymonkey.com/r/publicvoting25) dhe duke zgjedhur Festivalin tek kategoria për festivale të mesme. Vota e juaj do jetë një mbështetje për Festivalin Sunny Hill dhe do i sigurojë atij që edhe këtë vit të radhitet në mesin e më të mirëve të Evropës duke vazhduar kështu suksesin e tij ndërkombëtar.
Vitin e kaluar në të njëjtën kategori, Festivali arriti të ishte në mesin e 5 festivaleve më të mira, duke reflektuar kështu kualitetin artistik të festivalit por edhe rritjen e ndikimit të tij në industrinë kreative të Evropës. Përfshirja në garë, edhe këtë vit është dëshmi e vazhdimit të vlerave artistike dhe kontributit të vazhdueshëm të Festivalit në skenën muzikore.
Festivali i cili mbahet në Prishtinë, përgjatë viteve ka sjellur artistë të njohur nga e gjithë botë duke përfshirë këtu emra me nam si: Dua Lipa Calvin Harris, J Balvin, Martin Garrix, Action Bronson, Skepta, Burna Boy, Miley Cyrus, Fatboy Slim, Shawn Mendes, Bebe Rexha, Stormzy, Black Coffe, The Martinez Brothers, Peggy Gou, Anyma dhe shumë të tjerë. Emra që e kanë pozicionuar Festivalin si një atraksion të jashtëzakonshëm për adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota.
Të gjithë përkrahësit e festivalit Sunny Hill kanë vetëm edhe ditën e sotme për të votuar. Organizatorët kanë inkurujar të gjithë ndjekësit e tyre, partnerët por edhe komunitetin e gjerë që të votojnë duke e lartësuar kështu edhe më shumë Festivalin në skenën globale të muzikës.



