Sot fillon ediconi i katërt i Festivalit Poetik të Prishtinës
21 janar 2026
| 09:02
Sot, më 21 janar, nga ora 17:00, nis edicioni i katërt i ‘Festivalit Poetik të Prishtinës’, me organizatore Donika Dabishevci dhe portali për kulturë, “Observerkult”.
Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate tematike, kumtesa, diskutime, homazhe poetike, dokumentar, performanca artistike, etj,. me pjesëmarrjen e 55 poetëve, shkrimtarëve, studiuesve, aktorëve e muzikantëve.
Ditën e parë të festivalit të ftuar do të jenë: Sali Bashota, Hajro Uliqinaku, Ismet Kallaba, Haxhi Shabani, Ali Daci, Nikollë Berishaj, Mark Pashku, Fluturë Mustafa, Gjergj Filipaj, Nevila Neziraj, Ardita Rexha, Naim Berisha, Artan Geca, Shpëtim Selmani, Astrit Stafai, Denik Prizreni, Artan Rexhepi dhe Alketa Gashi Fazliu.



