Sot hapet Panairi i Përgjithshëm `Prishtina 2025`

10 qershor 2025 | 08:21

Sot hapet edicioni i radhës i Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2025” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, një ngjarje e rëndësishme ekonomike që do të zgjasë deri më 12 qershor.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 11:00 deri në 19:00, në ambientet e një qendre tregtare në Rrugln magjistrale Prishtinë-Ferizaj, duke ofruar një platformë gjithëpërfshirëse për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve nga kompani vendore dhe ndërkombëtare që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Qëllimi i panairit është të nxisë bashkëpunimin ndërbiznesor, të promovojë inovacionin dhe zhvillimin ekonomik si dhe të krijojë mundësi të reja për rrjetëzim mes kompanive dhe konsumatorëve”, thuhety në njoftomin e OEK-ut.

OEK fton të gjithë qytetarët, profesionistët dhe përfaqësuesit e bizneseve të vizitojnë këtë aktivitet treditor dhe të përfitojnë nga përvoja unike që ofron panairi “Prishtina 2025”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 10 qershor, shënohet 147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit.…