
Sot hyn në fuqi ndalesa e Gjykatës Kushtetuese, zgjat deri më 8 gusht
27 korrik 2025
| 08:04
Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi nga deputetët deri më 8 gusht.
Dje në mbrëmje ka dështuar përpjekja e fundit për konstituimin e kuvendit.
Kjo seancë është përcjellë me disa përpjekje për fjalime nga PDK e LDK, të cilat janë përcjellë me zhurmë nga deputetët e LV-së të cilët kanë folur nga vendet.
Dehari si çdo seancë, ka drejtuar seancën teknikisht sipas udhëzimeve partiake, gjë që ka çuar në dështim të konstituimit.