
Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani
28 gusht 2025
| 11:13
Sot (e enjte) i jepet lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Ilmi Ramadani, i cili të mërkurën ka ndërruar jetë.
Ai do të varrohet në varrezat e veteranëve të UÇK-së në Gjilan. Ceremonia e varrimit do të fillojë në orën 17:00.
Para ceremonisë se varrimit do të bëhen homazhe në teatrin e qytetit të Gjilanit si dhe do të mbahet një mbledhje komemorative.