Çmimi “Katarina Josipi”, i emëruar në nderim të një prej figurave më të shquara të teatrit shqiptar, përfaqëson një nga vlerësimet më të rëndësishme në fushën e artit dramatik në Kosovë.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, dramaturgë, artistë të teatrit dhe personalitete të jetës kulturore, ndërsa do të ndahen çmimet për veprat më të mira origjinale shqipe për vitin 2025.