
Sot konferencë për edukim medial dhe standarde të gazetarisë në Kosovë
Demokracia për zhvillim sot mban konferencë për medie që synon të përforcojë edukimin medial, të rrisë standardet gazetarisë dhe të trajtojë çështjen e dezinformimit gjinor në Kosovë.
D4D ka bërë një analizë të thelluar të mediave të licencuara në Kosovë për të vlerësuar se sa efektivisht ato përmbushin kriteret evropiane për verifikimin e fakteve dhe lajmeve.
“Rezultatet e kësaj analize do të përmblidhen në një raport gjithëpërfshirës që do të shërbejë si bazë për veprimet e ardhshme drejt përmirësimit të standardeve të raportimit, i cili do të lansohet gjatë eventit MEDIA TALK DAY”, thuhet në njoftim.
Në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Media (KPM), do të organizohet një punëtori ku do të prezantohen të gjeturat si dhe një pasqyrë e standardeve evropiane të ‘fact-checking’.