Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

02 nëntor 2025 | 08:07

Sot zhvillohet votimi në raundin e dytë, ndërkaq të drejtë vote në rrethin e dytë kanë gjithsej 1,013,357 qytetarë prej tyre 474.394 në Shkup.

Zgjedhjet për kryetar komune do të mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja për këshilltarë do të përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e 19 tetorit.

Votimet do të vëzhgohen nga vëzhgues, vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa për raportim janë akredituar dhe gazetarë të huaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe…