Sot mot i vranët, nga nesër ngritje e temperaturave

03 nëntor 2021 | 08:28

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

“Të enjten sipas IHMK-së parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

IHMK po ashtu bën të ditur se këto dy ditë do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se…