Sot nënshkruhet marrëveshja me vlerë 13.2 milionë euro

29 dhjetor 2023 | 08:12

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja e nën-grantit në mes të Ministrisë së Financave, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me vlerë 13.2 milionë euro për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza – Prishtinë”.

Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, udhëheqësja e Sektorit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ambasadën gjermane, Vera Baumann, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu.

Sipas njoftimit, ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në objektin e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa politikanë serbë kanë njoftuar dje per vdekjen e ish-senatorit…