Sot nisin punimet në rrugën `Enver Maloku` në Prishtinë

29 korrik 2025 | 08:23

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, më 29 korrik, do të nisin punimet për përmirësimin dhe vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugën “Enver Maloku”.

Punimet do të përfshijnë vendosjen e sinjalistikës rrugore, ndarjen e shiritave të qarkullimit, përfshirë linjat e autobusëve, korsitë për biçikleta, vijat e bardha dhe vendkalimet për këmbësorë, si dhe masa shtesë për rritjen e sigurisë rrugore, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të diture se punimet do të zhvillohen në orarin 00:00 – 05:00, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim dhe ndalesa të shkurtra, nga kryqëzimi i rrugës “Enver Maloku” me rrugën “Xheladin Rekaliu” dhe “Edmond Hoxha” deri tek kryqëzimi me rrugën “B” – “Agron Rrahmani” (rrethrrotullimi).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se Ukraina mbetet e…