
Sot Rama dhe kryeministri britanik Starmer nënshkruajnë marrëveshje në Tiranë
15 maj 2025
| 08:10
Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë.
Ai do të ketë një takim bilateral sot me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë për shtyp.
Siç raporton NOA, pritet nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar.
Po ashtu kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në mars 2023.
Katër kolonat e nënshkrimit:
- Rritje ekonomike punësim
- Biznesi bashkëpunimi ekonomik
- Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë
- Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.
Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve.