Sot seanca e Kuvendit për Trustin

23 qershor 2022 | 08:33

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hedhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.

Kjo iniciativë ka nisur nga Partia Demokratike e Kosovës, me mbështetje nga partitë e tjera opozitare.

Por Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta ruajë qëndrimin që nuk do të votojë për Projektligjin për Trustin.

Seanca e Kuvendit fillon në orën 10:00. Nëse votohet projektligji, atëherë kalon në parim për të ardhur sërish në Kuvend.

Para se të trajtohet Trusti, do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot dhe nesër, (23 dhe 24 qershor), do të mbahet…