Sot takohen Ferizaj – Drita dhe Liria – Llapi

29 mars 2019 | 07:22

Sot (e premte) zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 24-t në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Ferizajt që po lufton për mbijetesë do të ketë punë shumë të vështirë ndaj kampiones aktuale, Dritës nga Gjilani. Ndërsa ndeshja kryesore sot do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” ku takohen Liria dhe Llapi, dy skuadra me synime të kundërta, pasi prizrenasit luftojnë për mbijetesë e llapjanët për titull.

Të shtunën zhvillohen dy ndeshjet e tjera ku takohen Gjilani – Trepça ’89 dhe KEK-u – Drenica. Të dielën përfundon kjo xhiro me dy ndeshje shumë interesante ku Ballkani në Suharekë e pret Prishtinën, derisa Flamurtari në kryeqytet e pret Feronikelin. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro fillojnë nga ora 14:00.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të dyshuarit kryesorë, shtetas të Maqedonisë dhe të Gjermanisë…