Sot vazhdon dialogu Kosovë – Serbi

26 shkurt 2018 | 08:05

Dialogu teknik në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë pritet të vazhdojë sot në Bruksel.

Temë e diskutimit në këtë takim do të jetë zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, menaxhimi i vendkalimeve kufitare dhe zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin.

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi, ka bërë me dije se në këtë takim do të insistohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kolë Berisha, ka deklaruar se…