
Sot vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt, pritet të dëshmojë vëllai i saj
Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet që nesër të dëshmojë vëllai i Liridonës, Leonardi. Njoftimi u dha dje.
“Nesër në 9.00 vazhdon gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Pritet që nesër të dëshmojë vllau i Liridonës, Leonardi (nëse nuk ka ndonjë ndryshim). Shpresoj që mediat do të na bashkohen në ndjekjen e seancës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Dy ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.
Në raport theksohet qartë: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.
Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.