Sot vendosen afatet për fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj liderëve të UÇK-së
19 nëntor 2025
| 13:31
Pas përfundimit të dëshmisë së gjeneralit amerikan me katër yje, Wesley Clark si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, sot (e mërkurë) do të mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes.
Në kalendarin e Dhomave të Specializuara, është thënë se ky sesion do të fillojë në orën 14:00.
Në këtë sesion gjyqësor pritet të vendosen afatet për fjalët përfundimtare për gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.



